0030 210 33 18 483

Dy ushtarakët grekë mbërrijnë nga Turqia me avionin e kryeministrit

TV Tribuna 15 Gusht 2018

Dy ushtarakët grekë e liruar nga burgu në Turqi, janë kthyer pas mesanate në atdhe, ku janë pritur me nderime zyrtare.

Agelos Mitretodis dhe Dimitris Kuklatzis, mbërritën në Selanik me avionin qeveritar të kryeministrit Tsipras, që ishte dërguar posaçërisht në Edrine.

Dy ushtarakët ishin arrestuar më 1 mars, pasi kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin turk, ndërsa akuzoheshin edhe për tentativë spiunazhi ushtarak.

Vendimi për lirimin e tyre ka shkaktuar në Greqi befasim, por edhe kënaqësi.

Kryeministri Aleksis Tsipras e cilësoi lirimin e tyre si një “akt drejtësie”, që do të ndihmojë në forcimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon.

Ministri grek i mbrojtjes Panos Kammenos, i telefonoi homologut turk, Hulusi Akaras, që e falënderoi dhe e ftoi të vizitojë Greqinë.

Ministria e jashtme greke ia ka dedikuar arritjen e lirimit “përpjekjeve të vazhdueshme të kryeministrit, ministrisë së jashtme dhe shërbimeve të veta diplomatike në Turqi.

“Vendimi i autoriteteve turke është pozitiv dhe do të kontribuojë në marrëdhëniet greko-turke dhe në miqësinë e popujve tanë”, vë në dukje Athina zyrtare.

Ndaje me miqte