0030 210 33 18 483

E quajtën “kasapi shqiptar”, Arbër Bako tregon “bëmat” e veta

Tribuna TV 07 Tetor 2018

21 nëntor 2014, mesnatë. Në një lokal nate në Mikrolimano të Pireut, një person hap zjarr me kallashnikov. 15 persona plagosen, 3 prej të cilëve rëndë.

Tri ditë më vonë, policia thotë se e arrestoi autorin e sulmit, në një apartament në zonën Goudi të Athinës, që i përkiste vëllait të një shoku të tij.

Ai u identifikua si Arbër Bako, i skeduar për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm.

Operacioni u realizua nga forcat speciale, ndërsa u aktivizua edhe një helikopter.

Mësymja u bë në kohën që i shumëkërkuari po flinte me pistoletën në dorë. Komandosit hodhën një granatë zhurmuese dhe njëkohësisht iu vërsulën Bakos, i cili nuk bëri asnjë rezistencë.

Në deponimet e veta gjatë marrjes në pyetje, Arbër Bako flet për veten, dhe tregon motivet e sulmit në Mikrolimano.

Ai gjithashtu jep detaje edhe për sulme të tjera që ishin kryer kohët e fundit në Athinë, ku kishte madje dhe një të vdekur nga plumbat e “Kasapit shqiptar”, siç e quanin mediat greke.

ARBËR BAKO: Duke u kthyer për në hotel dëgjova muzikë nga një lokal dhe hyra që të pij një gotë.

U ula te banaku, piva një wiski dhe zura muhabet me dy vajza që ishin ulur pranë meje.

I qerasa ato dy vajzat dhe porosita një wiski tjetër për veten. Mirëpo që nga gota e parë nuk ndihesha mirë, e kisha kokën të rëndë, me merreshin këmbët dhe nuk dija ç’thoshja. U telefonova dy shokëve të mi që erdhën, pimë nga një gotë dhe u larguam të tre..

Shkuam në hotel, u ngjita në dhomë, mora kallashnikovin dhe u ktheva te lokali.

Shokët e mi më thoshin që ta le kallashin dhe të qëndroj në hotel, po unë nuk i dëgjoja.

Me kallashin në dorë shkova te lokali dhe nisa të qëlloj xhamat, qëllova 15-20 herë. Nuk e di pse e bëra. Kur ndalova së qëlluari, ika me vrap, me armën në dorë, ndalova një taksi që po kalonte aty pari dhe i thashë taksistit të më çonte një xhiro në Athinë.

Në afërsi të gjykatës së Athinës i thashë të ndalonte. E pagova dhe iku. Unë fjeta poshtë ca pemëve aty në park.

Më telefonoi Riku, një shoku im që është në burg, në Patra, për drogë. I thashë që më nevojitet një shtëpi që të fshihem për ca ditë. Më tha të shkoja te shtëpia e vëllait të tij.

Erdhi Rezarta, morëm një taksi dhe shkuam te shtëpia që më kapët.  Ndërsa isha aty, më mori sërish Riku dhe në pyeti për atë që thuheshin në televizion, për të shtënat në Mikrolimano. I thashë që unë e bëra dhe më tha të iki nga shtëpia, që të mos ketë ngatërresa i vëllai. Pastaj më mori Rezarta në telefon dhe më tha që donte paradhënien që kishte dhënë për shtëpinë në Marusi dhe se nuk donte më të kishte lidhje me mua. Për disa ditë nuk dola nga shtëpia, më sillnin ushqim aty dhe kisha vendosur të rrija dhe ca ditë, derisa të gjeja ku të shkoja. Mirëpo erdhët ju dhe më kapët...

 

REZARTA

Në Omonia njoha një vajzë nga Shqipëria që e quanin Rezarta. Shiste karta Vodafone në Metro. Më pëlqeu dhe “i pleksëm telat”. Vendosëm të bashkëjetojmë dhe kërkonim të gjenim shtëpi. Gjetëm një në Marusi dhe shkuam ta merrnim me qira. Paguam 800 euro paradhënie dhe e mbyllëm apartamentin. Mua paratë m’i dha Olti (Dulçe), i kishte vjedhur dikujt 1.500 euro në autobus.

E lyem shtëpinë dhe ishim gati të blinim mobiljet. Sa të bëhej kjo, vendosa që bashkë me Oltin, Kumban (polak), dhe Klodin (Klodjan Lekocaj), të shkonim në një hotel më të lirë, në Mikrolimano.

Zumë dhomat 14 dhe 15. Të premten (21 nëntor) erdhën dy miq të Klodit dhe Rezarta. Kur ata ikën, unë me Oltin dhe Klodin shkuam te “Everest” në Sigru që të pinim kafe. Kur mbaruam kafen, Olti dhe Klodi shkuan që të vidhnin në metro, ndërsa unë u nisa të kthehem në Mikrolimano.

Vijoi sulmi me armë në lokalin “Etsi Apla”, në Mikrolimano...

ARBËR BAKO PËR VETEN

“Jam nga Berati, Kuçova. Në Greqi erdha për herë të parë në vitin 1997 dhe që atëherë shkoj e vij vazhdimisht Shqipëri - Greqi.

Greqishten e flas dhe e kuptoj mirë. Në 2009 më kapën në Mitilini për vjedhje shtëpish. Hëngra 7 vjet e gjysmë burg dhe bëra gjashtë.

Bëra burg në shumë vende dhe u lirova nga Malandrino sivjet (2014) në gusht. Duhej që dy herë në muaj të paraqitesha në polici në Hania.

U paraqita vetëm tri herë, pastaj nuk shkova më. Nuk ndenjta kurrë në Hania, rrija në Athinë. Tri herët që shkova në Hania, ishte vetëm që të paraqitesha në polici.

Mirëpo nuk kisha para, prandaj nuk shkova më. Në Athinë rrija në hotele të ndryshme, në rrugën Patision, në Kalithea dhe i fundit në Mikrolimano.

Ia dilja me vështirësi, sepse nuk kisha para. Bëja shoqëri me ca djem  nga Shqipëria, Oltin, Klodin dhe një polak që i thoshnin Kumba. Olti dhe Klodi shkonin në metro dhe vidhnin portofola dhe nga paratë që gjenin më jepnin dhe mua”.

 

Përveç të shtënave në lokalin e natës në Mikrolimano, Bako pranon se ka qenë pjesëmarrës edhe në katër ngjarje të tjera.

22.09.2014: Qëllojnë me kallashnikov një egjiptian, pronar të një zyre valute dhe i rrëmbejnë një çantë e cila kishte brenda vetëm... ushqim.

18.10.2014: Arbër Bako nxjerr pistoletën dhe shtie në ajër në lokalin “Kavos”, në rrugën Mihalakopoulou në Ilisia.

Për këtë ngjarje Bako thotë: “Në banak ishte një vajzë që më pëlqeu dhe i thashë një kamerieri të ma sillte në tavolinë. Ai më tha “Shko merre vetë”. I thashë dy – tri herë, po ai përgjigjej njëlloj. Atëherë u zemërova nxorra një pistoletë që mbaja në çantën e dorës dhe qëllova dy herë në ajër.

31.10.2014: Qëllojnë me breshëri automatiku ndaj një lokali në Metaksurgio. Gjen vdekjen një shtetas grek, 43 vjeç, dhe plagosen 7 të tjerë. Bako thotë se Olti kishte bërë sherr me pronarin shqiptar të lokalit dhe prandaj shkuan dhe qëlluan. “Nga televizori mësova se atë natë kishte ishte vrarë një grek. Rastësisht e hëngri plumbin”.

06.11.2014: Qëllojnë me armë kundër lokalit të një shqiptari në Agio Panteleimona, Athinë. Bako: “Një miku im shqiptar që nuk dua t’jua tregoj emrin, më mori në telefon dhe më tha për njërin, gjithashtu shqiptar, që ishin zënë para dhjetë vjetësh. Më tha se ai personi ishte një lokal afër rrugës Filis. Morëm Volvon që e ngiste Olti, ishte dhe Kumba dhe shkuam. Olti mori kallashin qëndroi para lokalit dhe nisi të qëllonte. Pas sulmit, desh u përplasëm me policët që kishin bllokuar rrugën, por u futëm në një rrugë tjetër, në korsinë e kundërt dhe iu humbëm nga sytë.

Në shtator 2018, Arbër Bako ftohet të dalë para trupit gjykues, kësaj here për një akuzë tjetër. Bashkë me Olti Dulçen dhe Klodian Lekocajn, akuzohen si porositës të vrasjes së avokatit grek Mihalis Zafeiropoulos. Në fakt, ata kishin porositur që avokati vetëm të frikësohej, për llogari të një biznesmeni grek që ndodhet gjithashtu në burg i dënuar si protagonist në një skandal prej miliona eurosh.

Bako e Dulçe nuk pranuan të shkonin në sallën e gjyqit dhe kështu procesi i shty...

Ndaje me miqte