0030 210 33 18 483

Eda Gemi, shqiptarja e Greqisë që synon Parlamentin Europian

TV Tribuna 31 Mars 2019

Eda Gemi, një emër shumë i njohur për cilindo ka ndjekur qysh në vitet e para emigracionin shqiptar në Greqi, kandidon me Lëvizjen për Ndryshim (KINAL), në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Lajmi është shpërndarë nga vetë partia KINAL, që njofton se zonja Gemi është pritur nga kryetarja e partisë, Fofi Gennimata për të diskutuar rreth kandidaturës.

Në njoftimin e KINAL prezantohet dhe një CV e shkurtër e Eda Gemit.

Eksperte e shkencave politike, e specializuar për çështje të qeverisjes, emigracionit dhe politikave të integrimit.

Pasi ka përfunduar studimet në Universitetin Metropolitan të Londrës, Eda Gemi ka marrë masterin për shkenca politike në Universitetin e Athinës.

Flet greqisht, anglisht dhe italisht, përveç gjuhës amtare shqipe.

Është lektore dhe studiuese në ISR-Institute for Urban and Regional Research (Vienë); EUI- European University Institute (Firence), dhe Universiteti Europian i Tiranës.

Shqiptarërt e njohin Eda Gemin si një aktiviste të shquar, studiuese, pedagoge.

Eda Gemi duhet mbështetur nga gjithë shqiptarët që kanë të drejtë vote, jo thjesht që ajo të shkojë në Strasburg si një numër më shumë në ndenjëset e Europarlamentit, por si një zë i mençur, që na duhet më së pari neve, por dhe gjithë europianëve të tjerë.

Ndaje me miqte