0030 210 33 18 483

Ekspertja: Pse nuk po fashitet vala e Covid-19 në Greqi

TV Tribuna 21 Nentor 2020

Vana Papaevangelou, anëtare e Komisionit të Ekspertëve

Sipas të dhënave të entit kombëtar të shëndetit publik (EODY), sot u shënuan 2.581 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Javën e fundit vërehet një rritje e vogël, por konstante e moshës mesatare së të infektuarve që sot llogaritet në 45 vjeç për gjithë territorin.

Numri i përgjithshëm i pacientëve që po kurohen në klinika të thjeshta Covid në vendin tonë i kaloi 4.000 vetët, ndërsa 519 të intubuar po marrin terapi intensive.

Për fat të keq, 72 bashkëqytetarë të tjerë humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Mbetet i lartë numri i rasteve në Atikë dhe Selanik, me respektivisht 582 dhe 673 raste të reja.

Gjithashtu numra treshifrorë rastesh raportohen në Larisa 105, Magnesia 108 dhe Pella 107.

Sipas Organizatës  Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka shenja se masat që po zbatohen në Europë po fillojnë të japin rezultat.

Lajmi i keq është se vala e dytë e pandemisë po merr jetë dhe prandaj duhet të bëjmë gjithçka që duhet secili nga ne veç e veç që të arrijmë në takimin e shumëpritur me vaksinën.

Sipas drejtorit të OBSH HansKluge, nëse përdorimi i maskës arrin në 95% të popullsisë, ndoshta lockdown-et nuk do të nevojiten më.

Mendoj që ia vlen të komentojmë dhe shkakton shqetësim mos rënia e valës epidemike, tri javë pas vendosjes së lockdown-it në Greqinë e Veriut dhe dy javë pas zbatimit të masave horizontale në gjithë territorin

E vërteta është se sipas përvojës nga pranvera e kaluar dhe nga lockdown-i i parë kombëtar në muajin mars, do të prisnim një rënie më të madhe.

Fakti i dedikohet faktorëve të ndryshëm që bashkekzistojnë me ngarkesën e madhe epidemiologjike që kishim për të përballuar. Çështja është komplekse dhe e ndërlikuar.

Për fat të keq, siç është thënë mjaft herë, nevojitet durim, pasi sistemi i shëndetësisë do të vazhdojë të ndodhet nën presion të paktën ende për një me dy javë, në Greqinë e Veriut dhe jo vetëm, përderisa numri i pacientëve të shtruar, por edhe i atyre të intubuar do të vazhdojë të rritet.

Është veçanërisht i rëndësishëm respektimi i masave .

Ndërsa do të supozonim që sot do të ishim të gjithë më të kujdesshëm përderisa kemi një të afërm i cili u infektua, për fat të keq duket se në disa raste lodhja nga masat është e madhe, ose në raste të tjera vendime të gabuara për disa kënaqësi të çastit kanë pasoja katastrofale, jo vetëm për ne dhe familjen tonë, po për gjithë shoqërinë.

Kështu pra, ka mundësi që sjellja relaksuese e disave, qofshin dhe të pakët në mesin e lockdown-it, mosrespektimi rigoroz i masave, të kenë sjellë përhapjen e vazhdueshme dhe vonesën e rënies së fuqisë të pandemike.

Mirëpo është gabim i madh të relaksohemi, ngase dikush në ambientin tonë u sëmur lehtë apo ishte asimptomatik.

Përvoja ka treguar se është krejt e paparashikueshme se cili do të rrezikojë nga ky infeksion i ri. Virusi nuk bën përjashtime dhe të gjithë jemi të ekspozuar.

Është gjithashtu gabim i madh dhe e dëgjojmë këtë, të relaksohemi ngaqë vërtet një pjesë e madhe e vdekjeve ka të bëjë me persona që kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

Mos ta përdorim këtë si justifikim, si arsye për uljen e vigjilencës.

Le të mos gënjehemi. Këta njerëz e humbën jetën për shkak të koronavirusit, nuk do të kishin vdekur po të mos infektoheshin.

Përndryshe, shikojmë disa 90-vjeçarë  që janë krejt asimptomatikë dhe pranë tyre njerëz në dekadën e katërt të moshës të sëmurë rëndë, të luftojnë dhe ngandonjëherë ta humbasin jetën.

Rrjedhimisht, askush nuk është i paprekshëm. Kemi një luftë të vërtetë.

Dhe po qe se jashtë kishte plumba në vend të koronavirusit të padukshëm, me siguri nuk do të relaksoheshim, nuk do të shprehnim pakënaqësi që duhet të rrimë në shtëpi, nuk do të shikonim se si do t’ia arrinim të rrëshqisnim nga kufizimet që po na torturojnë.

Ndaje me miqte