0030 210 33 18 483

Ekzekutohet “i forti” Jorgos Litsas

Tribuna TV 20 Prill 2018

Një person i skeduar është ekzekutuar në orët e vona të së enjtes në Agius Anargirus, Athinë. Jorgos Listas, i njohur si një nga “të fortët e natës”, ka humbur jetën pas transportimit në spital. Kundër tij qëlloi mbi 10 herë një person me fytyrën të maskuar.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Peisistratus dhe Tripoleos.

Policia mblodhi në vendngjarje një numër gëzhojash me kalibër 7,62 mm që sipas gjasave i përkasin një pistolete “Tokarev”.

43 vjeçari Litas, i njohur me pseudonimet “Bu” ose “Bubi”, është një person i skeduar nga policia dhe madje kishte vuajtur dënime me burgim për akuza që lidhen me shantazhime dhe vënie gjobash.

Ai sillet të kishte lidhje të ngushta me një “bos të natës”, që gjithashtu u ekzekutua vitin e kaluar, në mes të ditës, pranë një shkolle në Glika Nera.

Policia po shqyrton edhe mundësinë që ekzekutimi i Litsas të jetë bërë si hakmarrje ndaj vrasjes në janar të këtij viti në Hajdari, të bosit mafioz Vasilis Stefanakos.

Ndaje me miqte