0030 210 33 18 483

Elisabeth II : Ne do ta mundim koronavirusin

ATSH 06 Prill 2020

LONDËR, 6 prill /ATSH-AFP/ – Ne do ta mundim koronavirusin, theksoi mbretëresha Elisabeth II në një fjalim të rrallë televiziv drejtuar britanikëve të prekur nga pandemia.
“Ne do ta mundim dhe kjo fitore do të jetë për secilin prej nesh”, theksoi mbretëresha në një fjalim të regjistruar nga kështjella Windsor ndërkohë që koronavirusi i ri ka shkaktuar rreth 5 000 të vdekur në vend.
Mbretëresha Elisabeth II falenderoi personelin shëndetësor që po lufton kundër pandemicë COVID-19 si dhe britanikët që po qendrojnë në shtëpi për të shmangur përhapjen e virusit, në një fjalim televiziv historic.
“Dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që janë në linjën e parë, personelin shëndetësor të sistmit publik NHS dhe të gjithë personelin tjetër shëndetsor”, nënvizoi mbretëresha.
 

Ndaje me miqte