Erdogan drejt kandidimit të fundit për një mandat presidencial
ATSH
12 Dhjetor 2022
STAMBOLL‚ 12 dhjetor /ATSH−DPA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se fushata e vitit të ardhshÑ‘m për postin e presidentit do të jetë e fundit në të cilën ai do të jetë kandidat.
GjatÑ‘ deklaratÑ‘s nÑ‘ qytetin verior tÑ‘ Samsunit‚ Erdogan deklaroi se do tÑ‘ kandidonte pÑ‘r herÑ‘ tÑ‘ fundit para se t’ia dorëzonte frenat politikanÑ‘ve tÑ‘ rinj.
Sipas një sondazhi të opinionit publik muajin e kaluar, asnjë aleancë e gjashtë partive opozitare dhe as AKP së bashku me partnerin e saj ultranacionalist, MHP nuk do të siguronin një shumicë parlamentare.
Fitorja e Erdoganit në zgjedhjet presidenciale është e pothuajse e sigurt, pasi ai ka pasur shumë sukses me partin e tij konservatore AKP.
Gjashtë parti opozitare, përfshirë tÑ‘ majtën CHP, kanë bashkuar forcat me qëllimin e qartë për të mundur Erdoganin, por ende nuk e kanë shpallur kandidatin e tyre për president.
Erdogan ka qenë në pushtet për gati 20 vjet‚ fillimisht si kryeministër dhe që nga viti 2014 si president.
Pesë vjet më parë sistemi parlamentar i Turqisë ndryshoi në sistem presidencial.
Që nga ndryshimi, i cili u mbështet nga Erdogan, presidenti ka pasur një pushtet shumë më të madh.
Ndaje me miqte