0030 210 33 18 483

Erdogan: "Nuk dëshirojmë rritje të tensionit në detin Egje"?

Tribuna TV 22 Prill 2018

"Ne nuk dëshirojmë rritjen e temperaturave në detin Egje”, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një intervistë që u transmetua njëkohësisht nga televizionet turke.

Në intervistën e dhënë me rastin e zgjedhjeve të parakohshme, Erdogan u pyet për marrëdhëniet turko-greke dhe krizën e fundit.

“Ne nuk po përpiqemi të bëjmë diçka të tillë. E shohim Greqinë si një fqinjë. Edhe sikur të ketë disa probleme, ne duam t’i kapërcejmë. Të ulemi në tavolinë dhe t’i lëmë mbrapa. Është fjala për detin dhe për ajrin... Avionat dhe anijet të kalojnë lirisht. Përse ta eklispojmë paqen? Kemi nevojë për paqe në botë. Aq më tepër që paqja jonë me Greqinë nuk ngjan me asnjë tjetër”, theksoi Erdogan.

Presidenti i Turqisë u shfaq i hapur të shqyrtojë lirimin e dy ushtarakëve grekë që po mbahen në burg prej më shumë se një muaji, në rast se Athina nga ana e vet, ekstradon tetë ushtarakët turq që kërkuan azil politik pas tentativës së dështuar ëpër grusht shteti, në korrik 2016.

“Nga ne kërkojnë t’u japim dy ushtarakët grekë. Dhe ne u thamë se janë tetë ushtarakë turq që tentuan të bëjnë grusht shteti. Këta duhet të na jepni më përpara. Po të na i jepni këta, atëherë mund të vëmë në tavolinë të tjetër. Sepse ata shkelën kufirin”, tha Erdogan, i cituar nga agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Ndaje me miqte