0030 210 33 18 483

Eurodeputetët, kritika të ashpra ndaj samitit të BE-së për emigracionin

Tribuna TV 05 Korrik 2018

Rezultatet e samitit të fundit të BE-së për emigracionin, ishin në fokus të diskutimeve në parlamentin Europian.

Shumë prej eurodeputetëve i cilësuan si të pakënaqshme rezultatet, sa i përket mungesës së progresit dhe reformimit të politikës së azilit.

Shumica e ligjvënësve europianë që morën fjalën, gjatë seancës parlamentare në Strasburg, kritikuan liderët e shteteve anëtare dhe të qeverive për faktin se nuk mundën të konkludonin në marrëveshje esenciale për mënyrën e përballimit të flukseve të refugjatëve dhe emigrantëve. Më tej, ata shprehën shqetësimin e tyre se pak gjëra do të ndryshojnë në praktikë dhe se njerëzit do të vazhdojnë të vdesin në detin Mesdhe.

Nga ana e Komisionit Europian në seancë foli komisioneri për ç[shtjet e brendshme dhe emigracionin, Dimitris Avramopoulos, i cili vuri në dukje që vetëm po të ketë vullnet politik mund të konkludojmë në zgjidhje. “Kemi nevojë një vizion europian dhe realizëm”, tha Avramopoulos.

“Asnjë vend nuk duhet ta menaxhojë i vetëm krizën e refugjatëve. Mund të avancojmë vetëm me një përqasje të përbashkët europiane, sa brenda edhe jashtë territorit të BE-së, dhe natyrisht, në kufijtë tanë të jashtëm”, theksoi Avramopoulos.
 

Ndaje me miqte