0030 210 33 18 483

Eurogrupi: Greqia merr paketën 767 milionë euro

TV Tribuna 01 Dhjetor 2020

Ministrat e financave të Eurozonës kanë hapur dritën jeshile që Greqisë t’i disbursohet një këst me vlerë 767 milionë euro, në kuadër të paketës së katërt të lehtësimit të borxhit publik të vendit.

“Eurogrupi diskutoi progresin e Greqisë në zbatimin e reformave dhe të perspektivave makroekonomike të vendit”, thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar në Bruksel.

“Përgëzojmë autoritetet greke për paketën e madhe me masa mbështetëse të adresuara e në kohën e duhur, për të lehtësuar efektet e pandemisë ndaj biznesit, punonjësve dhe në kujdesin shëndetësor”, vazhdon njoftimi për shtyp.

Më tej, “Eurogrupi përshëndet vlerësimin e institucioneve europiane se duke marrë parasysh kushtet e vështira që shkaktohen nga pandemia, Greqia ka marrë masat e nevojshme për të pasur arritje në reformat që po zbatohen dhe se ekzistojnë kushtet e nevojshme për të konfirmuar disbursimi i këstit të katërt”.

“Këto janë lajme të shkëlqyera për Greqinë dhe Eurozonën. Pasqyrojnë punën e madhe dhe rezultatet e mira që arriti Greqia”, deklaroi presidenti i Eurogrupit, PaskalDonahiu.

Vendimin e përshëndeti edhe kryeministri grek, KyriakosMitsotakis.

“Lajme të mira nga Eurogrupi, teksa me deklaratën e vet pajtohet që angazhimi ynë ndaj reformave është i palëkundur dhe se masat e mbështetjes ekonomike që zbatuam gjatë pandemisë ishin rezultative”.

Ndërsa ministria greke e financave, në një deklaratë për shtyp vë në dukje se ishte raporti i pestë pozitiv për Greqinë brenda pothuaj një viti dhe raporti i tretë i suksesshëm në kushtet e krizës shëndetësore të përbotshme që nuk ka precedent”.

Ndaje me miqte