0030 210 33 18 483

Eurogrupi miraton 1 miliard euro për Greqinë

TV Tribuna 06 Prill 2019

Ministrat e Financave të eurozonës miratuan në fundjavë një këst me vblerë 1 miliard euro për Greqinë, pasi vendi ka përmbushur të gjitha reformat e premtuara gjatë paketës së shpëtimit të përfunduar vitin e kaluar.

Kjo pagesë pritej një muaj më parë, por u shty pasi reforma kryesore greke e pritshme nga kreditorët evropianë ishte ende pezull.

Kësti përfaqëson fitimet e letrave me vlerë greke të mbajtura nga BQE-ja dhe Bankat Qendrore të BE-së që nga fillimi i krizës.

Ndaje me miqte