0030 210 33 18 483

Euronews: Si Mati u shndërrua në një "kurth vdekjeje"

TV TRIBUNA 30 Korrik 2018

Pak minuta ishin të mjaftueshme që Mati të shndërrohet në varr për dhjetra vetë, shënon rrjeti televiziv Euronews.

Mirëpo, si arritëm në këtë pikë? Flakët përpinin gjithçka që gjenin përpara në kalimin e tyre dhe erërat ishin jashtëzakonisht të fuqishme.

Mati u shndërrua në një kurth vdekjeje, pasi nuk ka dalje drejt leoforo Marathonos dhe as drejt detit. Ka vetëm një hyrje dhe njëd alje, vëren Euronews.

“Mundet që për disa jashtë Greqisë të duket e çuditshme, mirëpo posaçërisht në Greqi ekzistojnë ndërtimet jashtë vijës së verdhë. Ky lloj ndërtimi, si ndërtim jashtë vijës së verdhë, ka problemet e veta: rrugë të vogla, të aksesueshme me vështirësi, çka do të thotë se ishte dhe kjo një arsye për atë që ndodhi. Domethënë, ishte i vështirë qarkullimi dhe prandaj u bllokuan shumë makina dhe njerëzit i braktisën dhe tentuan të shpëtonin duke u larguar në drejtim të detit”, deklroi për Euronews sekretari i përgjithshëm i bashkisë së Rafinës, Vasilis Pistikidhis.

Plazhet e matit janë të aksessueshme vetëm nga dy pika. Në fillim, aty ku ndodhet moli dhe një klub sportiv dhe nga ana tjetër, në Kokino Limanaki. Pjesa tjetër e vijës bregdetare është e mbylkur nga vila dhe hotele.

Ndërtimet pa kriter në zonë janë një realitet që nga vitet 1960, vë në dukje Euronews.

Ndaje me miqte