0030 210 33 18 483

Europa larton muret ndaj Rusisë: Program gjigand armatimesh nga Gjermania

Tribuna TV 27 Shkurt 2022

Perëndimi i përgjigjet agresionit rus kundër Ukrainës, duke u riorganizuar dhe forcuar pjesën lindore të NATO-s, por edhe me shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen, duke i dërguar Moskës mesazhin se në asnjë rast nuk duhet të nënvleftësojë reagimet e perëndimit.

Fjalimi i sotëm i kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Bundestag, do të mund të cilësohej si historik.

Për herë të parë, që nga Lufta e Dytë Botërore deri më sot, udhëheqja gjermane paraqitet të bëjë një kthesë historike, duke komunikuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në masën më shumë se 2% të GDP-së dhe investime të reja, me vlerë qoindra miliarda euro për mbrojtjen.

Është e qartë se duhet të investojmë më shumë për sigurinë e vendit tonë, me qëllim që të mbrojmë lirinë tonë. Na nevojiten forca  të armatosura të fuqishme, ultramoderne”, theksoi kancelari gjerman.

Madje Scholz avancoi një hap më tej, duke komunikuar projekte të reja europiane (për ndërtimin e avionëve luftarakë dhe tankeve), bashkë me partnerë të tjerë europianë, më së pari me Francën.

Paralelisht, lideri gjerman, që vjen nga socialdemokratët, një parti që mbante marrëdhënie të ngushta me Rusinë (shih ish-kancelarin Schroeder), komunikoi edhe fundin e rrugës gjermane të pajtimit me Rusinë, çka Berlini kishte përzgjedhur dhe zbatonte për dekada.

Gjithsesi, kancelari gjerman sqaroi se lufta që po zhvillohet në këto momente nuk është luftë e popullit rus, por konkretisht lufta e vetë Vladimir Putinit, që cilin e prezantoi si burimin e gjithë problemeve.

“Nuk ka dyshim se Putin kërkon të krijojë një perandori ruse dhe t’i shndërrojë karakteristikat e Europës në përputhje me idetë e tij”.

Vihet në dukje se vetëm para pak javësh, Scholz dhe Putin ishin takuar në Moskë.

Ndaje me miqte