0030 210 33 18 483

Eurosong 2018, Eugent Bushpepa çon Shqipërinë në finale; Eleni Fureira pretendente për vendin e parë

Tribuna TV 09 Maj 2018

Nuk kishte asnjë dyshim që ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall” do ta kualifikone Shqipërinë në finalen e Eurosong 2018, nata e parë e të cilit nisi të martën në Lisbonë. Konfirmim i kësaj sigurie ishin duartrokitjet e gjata që kënga e tij korri në skenë, por edhe paraqitja e shkëlqyer gjatë performancave në Lisbonë. 

Bushpepa dhe ekipi i tij brofën në këmbë dhe u përqafuan me entuziazëm sapo spikerja permendi emrin e Shqipërisë. 

Kënga “Mall” u përzgjodh ndër 10 këngët më të mira të 19 këngëve konkurrente. Bushpepa këndoi në shqip, për herë të parë në pjesëmarrjet e Shqipërisë në Eurosong duke korrur një sukses të madh.

Siç raporton RTSH, Për shqiptarët duket se gëzimi u dyfishua pasi në finale kaloi edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni Fureira, e cila në këtë Eurosong përfaqëson përfaqëson Qipron. 



Pretendente Fureira

Siç raportojnë mediat greke, Eleni Fureira dhe kënga e saj “Fuego” jo vetëm që kaloi në finale, por është dhe pretendentja absolute për të fituar vendin e parë.

Në kohën që Greqia u skualifikua dhe këngëtarja Janna Terzi u largua nga ekna e nervozuar dhe e përlotur, Fureira kryeson listën e basteve. Pak ditë para finaleve, Fureira ishte në vendin e katërt, por duket se zëri dhe pamja saj vezulluese, katër balerinat me koreografinë impresionuese, e ngjitën kaq lart.



Vendet që kaluan në natën finale janë:

Austria: Nobody But You, nga Cesár Sampson

Estonia: La Forza, nga Elina Nechayeva

Qipro: Fuego, nga Eleni Foureira

Lituania: When We’re Old, nga Leva Zasimauskait?

Izraeli: TOY, nga Netta

Çekia: Lie To Me, nga Mikolas Josef

Bullgaria: Bones, nga EQUINOX

Shqipëria: Mall, nga Eugent Bushpepa

Finlanda: Monsters, nga Saara Aalto

Irlanda: Together, nga Ryan O’Shaughnessy

RTSH e transmetoi direkt këtë eveniment në RTSH1 HD, www.rtsh.al dhe në Aplikacionin RTSH tani.
 

Ndaje me miqte