0030 210 33 18 483

Fake news-i vdes regjisorin e madh grek

Tribuna TV 30 Gusht 2018

Gjithë mediat prestigjoze botërore kanë publikuar e më pas kanë përgënjeshtruar lajmin për vdekjen e regjisorit të madh, grekut Kostas Gavras.

I përcjellë së pari nga agjencia Associated Press me një status në rrjetet sociale se “Gavras vdiq në moshën 85 vjeçare”, si burim zyrtar cilësohej Twitteri i ministres së kulturës të Greqisë (e porsaemëruar), Myrsini Zorba.

Por zonja Zorbas tha se llogaria që paraqitej në emrin e vet ishte falco.

“Nuk ishte status i imi, nuk ishte llogaria ime ajo ku u përdor emri im”, i deklaroi ministrja agjencisë ANA-MPA. “ishte një sulm dashakeq dhe makabër”, shtoi.

Ministrja bëri të ditur se ka informuar shërbimin e ndjekjes së krimit elektronik dhe tha se besonte që së shpejti autori i kësaj farse të keqe do të gjendet.

Vetë Kostas Garvras foli për televizionin publik ERT:

“Jam shumë mirë, ju garantoj. Janë gjëra të çuditshme këto. Disa lajme të këqija që bëhen si shaka nga dikush, derisa të verifikohen, besohen nga opinioni publik”, tha regjisori dhe shtoi:

“E pranova duke qeshur, u argëtuam”...

Kostas Gavras, jeton prej dekadash në Francë, ku ka realizuar dhe pjesën më të madhe të filmave të tij. Është bërë i famshëm kryesisht për filmat me temë politike, mes të cilëve më i njohuri është “Z”, që ka marrë dhe çmimin Oscar si filmi më i mirë i huaj në 1969.

Gavras gjithashtu ka marrë një numër prej çmimeve më të rëndësishme ndërkombëtare për kinematografinë.

Ndaje me miqte