Falsifikimi i kushton 60 miliardë euro ekonomisë europiane
Tribuna TV
06 Qershor 2018
Falsifikimi po shkakton çdo vit humbjen e 60 miliardë eurove në 13 sektorë të ekonomisë europiane, sipas një studimi të Zyrës së Bashkimit Europian për Pronësinë Intelektuale publikuar me rastin e Ditës Botërore Kundër Falsifikimit.
“Ky hetim, i ndërmarrë në sektorët e ndjeshëm ndaj falsifikimit, tregon se humbjet e drejtpërdrejta të përvitshme prekin 7,5% të shitjeve”, theksoi Zyra në një komunikatë. Falsifikimi ndikon gjithashtu në sektorin e punësimit, sepse fabrikuesit prodhojnë më pak duke marrë parasysh pjesën e shitjeve të tyre, të siguruar nga produktet e falsifikuara dhe për këtë shkak punësojnë më pak punonjës.
Të parët janë Franca, Britania e Madhe (9,2 miliardë euro humbje), Italia (8,6 miliardë) dhe Gjermania (8,3 miliardë).
Sipas studimit, falsifikimi u kushton rreth 15 miliardë euro shteteve, në humbjet e taksave dhe kontributet sociale.
Ndaje me miqte