0030 210 33 18 483

Fari Turlitis në ishullin Andros, një nga më të bukurit në botë

TV TRIBUNA 09 Gusht 2019

Sot është dita botërore e fareve, dhe Greqia si një vend me vijë mjaft të gjatë bregdetare, ka me qindra fare që u ndriçojnë rrugën anijeve që lundrojnë natën.

Kujtojmë se fari është një pajisje me dritë të fortë, e vendosur në një vend të lartë në breg të detit (zakonisht mbi një kullë) si shenjë për anijet, që lundrojnë natën.

Në ishullin Andros ndodhet një nga faret më të bukur në botë, Fari Turlitis, që famën e vet ia dedikon faktit se është i vetmi që është ndërtuar mbi një shkëmb brenda në det dhe ndodhet në hyrje të portit.

Fari i Turlitit u inaugurua në janar 1897, u bombardua nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u rindërtua në vitin 1994, me donacionet e familjes Gulandri.

Sot, përveçse kryen funksionin për të cilin u ndërtua, përbën dhe një nga atraksionet kryesore për turistët qe shumtë që vizitojnë ishullin.

Ndaje me miqte