0030 210 33 18 483

Fatos Malaj- Kandidati i integritetit dhe angazhimit për zgjedhjet parlamentare në zonën e A"?? Athinës

JULI NDRIKO

02 Prill 2023

Personalitete të ndryshme janë të nevojshme në politikën greke në kohën e sotme, por disa kanë dalluar për integritetin, angazhimin dhe ndërtimin e projekteve për dobinë e  komunitetit shqiptar në Greqi. Fatos Malaj është një prej tyre . 

 Kandidatura e Fatos Malaj, është një lajm shumë i mirë për gjithë pakicën etnike në Greqi, pasi ndihmon në përcaktimin e pjesëmarrjes aktive të popullsisë së shqiptarëve në proceset politike. 

Së fundmi, ai është prezantuar nga Komisioni Qëndror i partisë PASOK si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në zonën e A' Athinës. Ky vendim i Komisionit Qëndror është bërë pasi Fatos Malaj ka treguar besueshmëri dhe angazhim të palodhur në ndërtimin e një bashkësie të fortë dhe të ndershme duke treguar gadishmëri  në shërbim të gjithë komunitetit. 

 

Fatos Malaj është një person që e ka ndërtuar reputacionin e tij me punë të vazhdueshme dhe ndërtimin e projekteve të rëndësishme që ndikojnë në jetën e çdo shqiptari në këtë vend. Ai nuk është vetëm një kandidat me ambicie, por një njeri i posaçëm që ka një vizion të qartë dhe të ngjashëm me partnerët e tij.

 

Kuptimi i angazhimit të Malaj është shprehur edhe në deklaratat e tij publike: "Qëllimi është gjithmonë i përbashkët, sepse vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe unitetit mund të arrijmë gjithçka na takon si qytetar." Nëse ai zgjidhet si deputet, nuk do të jetë vetëm për të përmbushur synimet dhe objektivat e tij, por do të punojë ngushtësisht me liderët dhe grupet e ndryshme për të bërë ndryshime thelbësore në nivel qeveritar.

 

Kandidatura e Fatos Malaj është një ndër kandidaturat më të mira për zgjedhjet e ardhshme në Greqi, ajo premton përfitime për shqiptarët e zonës së A' Athinës, dhe gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, në një tranzicion shoqëror, ekonomik dhe kulturor ndër vite. 

 

Nëse fiton këtë kandidaturë, Malaj do të jetë një zë dhe 'lobist' i fortë për të drejta të pakicave etnike në legjislaturën greke. Është e rëndësishme të tregojmë kontributin që shqiptarët kanë dhënë në zhvillimin e Greqisë dhe të sigurojmë të kemi një përfaqësim adekuat në institucionet publike. 

 

Shpresa jonë është që ky vendim i PASOK do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës mes grupeve të ndryshme etnike dhe do të vendosë kandidaturën e Malajt si shembull pozitiv për të tjerët. Kështu, ne mund të ndihmojmë në rritjen e kuptimit dhe respektit reciprok mes komuniteteve etnike dhe promovimit të tolerancës gjatë proceseve të qeverisjes dhe shoqërisë.

 

Tashmë ka ardhur koha të kemi zërin tonë brenda në “arenën” e poktikëbërjes .

 

 Ngjarjet e fundit,   tregojnë se ne kemi nevojë për një personalitet të fuqishëm dhe të vendosur si Fatos Malaj që të udhëheqë përpara. Duke votuar për Malaj, shqiptarët  do të kenë njeriun e duhur , që kupton dhe do të përmbushë nevojat  e tyre me përkushtim dhe shumë angazhim. Le të votojmë me kujdes dhe maturi për t’i dhënë Greqisë një deputet të vërtetë dhe të përkushtuar si , Fatos Malaj.

Ndaje me miqte