0030 210 33 18 483

Fermerët grekë në grevë bllokojnë aksin Kakavijë–Janinë

02 Dhjetor 2025

Koha e leximit: 40”

Pika kufitare e Kakavijës do të vijojë të bllokohet për shkak të grevës së fermerëve grekë.

 

Policia Kufitare Kakavijë, përmes Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit, njofton se Policia Kufitare Greke ka informuar se sot, nga ora 16:00 deri në 21:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve.

 

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.

 

“Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës,” thuhet në njoftim.

 

 

Ndaje me miqte