0030 210 33 18 483

Festat dhe dietologjia

Armela HYSI 23 Dhjetor 2019

Ndërsa çdo gjë festive thërret edhe për të shijuar ëmbëlsira, meze, pjata e gjellë të mrekullueshme, siç ndodh zakonisht ditëve të mbushura me tension, ose atyre të pushimit, të festave, vizitave të ndryshme tek miqtë a të afërmit, ose kur ne vet presim në shtëpitë e ambientet tona të ftuar është e vështirë të mos e tejkalojmë disi me sasinë e ngrënies së ushqimit.

Në ditët e sotme çdokush është tashmë i sensabilizuar për rezultatet e dëmshme të kësaj sjelljeje në jetën tonë, në shëndetin, estetikën dhe deri vartësinë e mundshme nga sheqeri etj. Prandaj dhe dietologët vijnë të na këshillojnë për më tepër ndërgjegjësim dhe harmoni me trupin e dëshirat tona; në përputhje me moshën, gjendjen tonë aktuale shëndetësore dhe stilit të jetesës së gjithkujt. Kjo përmban mbi të gjitha harmoni në mendje e psikologjinë e njeriut, që jo gjithmonë është e mundshme të jetë në mënyrën më të përsosur, por sidoqoftë, është mënyra se si do ta konceptojmë e marrim masat, ajo që do mund të përmirësohet deri në përsosje, vazhdimisht dhe gjithnjë e më tepër.

Pikërisht për këtë në radhë të parë kërkohet një “plan” i përditshëm që të hyjë në jetën tonë kryesisht si koncept, e më përtej në veprime relative. 

Ky plan ka një mendësi të dyfishtë që mund të ndahet në kronik dhe akut – po të huazojmë dy terma kohorë që do na duhet të përgjithësojmë në këtë fushë. Nuk do të thotë kjo se duhet të kalojmë në ndërrime dhe ndryshime hiperbolike, përkundrazi në hapa të qetë, por të adoptuar vëmendshëm. 

Dhe ja ku erdhëm tek fjala magjike: “vëmendshëm”. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë përse na pëlqen të hamë edhe pasi jemi të ngopur, edhe ndërmjet vakteve. Kjo arrihet:

 Duke pasur vëmendjen të analizojmë disi sjelljen tonë. “Vet-njohja” aq e vyer në të gjithë trajtat, kryen dhe në këtë fushë një dritësim të vlefshëm.

Duke u përpjekur të përpiloni një “hartë” të sjelljes dhe ushqimeve që konsumoni, në marrëdhënie me kohën, gjatë ditës, ose javës.

Ky proces është hapi i parë për atë që do të quanim Planin Afatgjatë që sipër përmendëm.

Krijon kushtet për një vështrim më serioz në përgjithësinë e mënyrës dhe sasisë me të cilën ushqehemi, por dhe ushqejmë njerëzit e familjes për të cilët përkujdesemi.

Përsa i përket periudhës së festave që kalojmë, është më e rëndësishme të vëmë në jetë Planin Afatshkurtër. Të shumtë janë dietologët që mund të gjejmë edhe on-line, me lista e këshilla për këto ditë.

 Dietologia dhe Ushqimo-logia (nutricioniste) Natalia Deliku Beneti në sitin e saj tregon listën:

1 – “Nuk është e nevojshme të përqendrohemi vetëm tek ushqimi.” Momentet e çlodhjes janë të çmuara se mund të kalojmë kohë të vyer me njerëzit e dashur, ose  duke bërë gjëra që na pëlqen. Le të përqendrohemi tek këto, më tepër dhe të mos harrohemi pas ushqimeve.

2 – “Përzgjidhni çdo ditë një copë të vogël ëmbëlsirë.” Që të kemi harmoni të balancuar, është e rëndësishme të shijojmë gjërat që na pëlqejnë. Kjo do të na bënë të jetojmë më bukur çastet e festave. Prandaj nëse na pëlqejnë ëmbëlsirat, mund të shijojmë, por me masë.

3 – “Ushqimi i Krishtlindjeve s’ka përse është vetëm për Krishtlindje.” Shpesh arsyeja që e teprojmë në tryezën e festave është se i kushtojmë kujdes gatimit ato ditë dhe përfitojmë nga rasti të vëmë në jetë shumë nga recetat e dashura, sipas shijes tonë të ushqimit. Kjo është dhe e justifikueshme në mendjen tonë se pasi të mbarojnë këto ushqime nuk kemi më për t’i shijuar më për një kohë të gjatë. Do të jetë më e urtësuar që të kemi një kujdes e dashuri për gatimin në mënyrë të përgjithshme e të përditshme në jetën tonë. Të kënaqim veten dhe të afërmit për të cilët të gatuajmë më shpesh. Të mos ndjejmë mungesa dhe të jemi të balancuar.

4 – “Stërvituni pak më shumë këto ditë, se zakonisht.” Është një këshillë e mirë, por më e këndshme, për mua është të shtojmë në jetën tonë edhe kërcimin. Shumë hare dhe lojë me fëmijët, me të afërmit, me entuziazmin e ditëve, që do na sjellin dashuri e gëzim me njëri-tjetrin, energji pozitive dhe gjallëri, por dhe .. humbjen e kalorive.

5 – “Gjeni kohë për përkujdesje vetjake.” Si gjithmonë qetësia dhe përkujdesja me koshiencë, sjell vetësiguri dhe ekuilibrim. Në të gjitha drejtimet, edhe në mënyrën sesi ushqehemi. 

Shijimi i këtyre ditëve edhe me anë të ushqimit është shumë më e rëndësishme se sa një dy kile më tepër. Kjo për mua është këshilla kryesore. Ajo që do i jepja rëndësi është mos teprimi me alkoolin që kanë mjaftë kalori e sheqerna, por dhe që të jetojmë me prezencën tonë të plotë dhe në radhë të parë me siguri.

Gëzuar periudhën festive!

 

Ndaje me miqte