0030 210 33 18 483

Festimi i Kurban Bajramit në Shqipëri

Tribuna TV 22 Gusht 2018

Mijëra besimtarë muslimanë kanë festuar në Shqipëri Kurban Bajramin. Ata u mblodhën herët mëngjesin e të martës pranë objekteve të tyre të kultit për të zhvilluar ceremonitë e rastit dhe për të uruar njëri tjetrit për festën.

Në Tiranë mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin Skënderbej, ku edhe zhvilluan faljen e Kurban Bajramit.

Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj u bëri thirrje besimtarëve që t’u qëndrojnë afër njerëzve në nevojë.

Ai kërkoi që “besimtarët të forcojnë lidhjet familjare, duke respektuar më shumë të moshuarit, duke falur më shumë gabimet e njëri-tjetrit, dhe duke u përpjekur për të mirën e përbashkët”.

Ndaje me miqte