0030 210 33 18 483

FIFA gjobit Serbinë për gjestin ndaj Kosovës

ATSH 12 Dhjetor 2022

FIFA ka gjobitur sot Federatën serbe të futbollit për deklarata politike në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Serbët u gjobitën me 20.000 franga zvicerane për “shkelje të nenit 11 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe nenit 4 të Rregullores së Kupës së Botës FIFA 2022 në lidhje me pankartën e shfaqur në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes kundër Brazilit, në të cilën është varur një flamur me hartën e Kosovës të lyer me ngjyrat e flamurit serb, me sloganin: “S’ka dorëzim”.

Komisioni Disiplinor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) gjobiti edhe Federatën Kroate të Futbollit (HNS) me 50 mijë franga zvicerane për sjelljen e disa tifozëve në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar kundër Kanadasë.

FIFA ka gjobitur edhe Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite dy herë me 15.000 franga zvicerane për sjellje të pahijshme nga lojtarët që kanë fituar gjashtë kartonë të verdhë gjatë ndeshjeve kundër Argjentinës dhe Meksikës.

Ndaje me miqte