0030 210 33 18 483

Fillojnë aplikimet me ligjin e ri

TV TRIBUNA 07 Shkurt 2024

Siç ka njoftuar televizioni Tribuna, në mesjavë u hap platforma për aplikimet me ligjin e ri, që u jep mundësinë emigrantëve pa dokumente të pajisen me leje qëndrimi.

Të drejtën për të aplikuar e kanë gjithë ata që në momentin e aplikimit vërtetojnë se kanë të paktën 3 vjet qëndrim të vazhdueshëm në Greqi.

Para se të nisni aplikimin, do të duhet të siguroni një deklaratë përgjegjësie (ipefthini dilosi) nga një punëdhënës. Në tekstin e deklaratës, që mund të bëhet edhe në KEP, duhet të shkruhet:

Me përgjegjësinë time personale dhe duke ditur sanksionet, të cilat parashikohen në dispozitat e paragrafit 6 të nenit 22 të ligjit 1599/1986, deklaroj se si punëdhënës (me Numër të Regjistrit Tatimor AFM...) synoj të punësoj shtetasi (emri) ... (mbiemri) ...... me numër pasaporte (ose dokument tjetër identifikimi ...) ... me marrëdhënie pune fushën e veprimtarisë ekonomike ... (përshkruese), përderisa shtetasi i vendit të tretë paraqet kërkesën për dhënien e lejes së qëndrimit të nenit 193 të ligjit 5078/ 2023 dhe merr vërtetimin e paraqitjes së kërkesës për dhënien e lejes fillestare të qëndrimit, në përputhje me përcaktimet e pikës 5 të nenit 8 të ligjit 4251/2014. Vendi i ofrimit të punës, sipas kësaj deklarate përgjegjësie, është në prefekturën X në njësinë rajonale të Y të prefekturës Z dhe adresa e saktë për ofrimin e veprës është si më poshtë: ...

Pas gjetjes së deklaratës, ju duhet të paguani paravolo 300 euro, me kodin 2108.

Gjithashtu, duhet të keni dokumentet e nevojshme që vërtetojnë qëndrimin tuaj të paktën 3 vjeçar në Greqi.

Ndër këto dokumente janë:

Dëftesa të shkollës greke

Aplikime për pajisje me leje qëndrimi apo azil

Kopje të vendimeve refuzuese ndaj kërkesave për dhënie apo rinovim të lejes së qëndrimit

Leje të mëparshme qëndrimi nëse keni pasur

Kopje të deklaratave tatimore

Kopje të marrjes së AFM

Nëse keni qenë ndonjëherë të siguruar në IKA apo OGA

Vlivliario igias

Fatura korrenti, telefoni, uji apo celularë në emrin tuaj

Llogari bankare

Fatura nëse keni kryer transferta parash në vendin e origjinës

Vërtetim se keni ndjekur mësime për gjuhën greke

Vendime gjyqësore

Vendime për dëbim administrativ që nuk janë ekzekutuar

Kopje të pasaportave të mëparshme, të gjitha faqet

Çertifikata lindjeje nëse janë lindur fëmijë në Greqi

Vërtetim se jeni kruar në spitale shtetërore greke

Akte noteriale

Nëse keni denoncuar diçka në polici dhe kjo është regjistruar

Njoftime për largimin nga Greqia

 

Tani jeni gati për të kryer aplikimin, në platformën përkatëse.

Pasi të bëni aplikimin, do të duhet të. prisni 40 ditë që të merrni veveosi katathesis.

Vetëm pasi të merrni këtë veveosi punëdhënësi mund t’ju marrë në punë.

Që nga momenti që merrni veveosi katathesis, ju keni afat 60 ditë që të njoftoni periferinë, aty ke keni bërë aplikimin, se keni filluar marrëdhënie pune.

Që nga ai moment, aplikimi juaj futet në evidencë, ju thërrasin për shenjat e gishtave dhe merrni lejen.

Kohëzgjatja e lejes është 3 vjet.

Pas 3 vjetësh ju mund ta rinovoni lejen tuaj.

Pjesëtarët e familjes kanë të drejtë të aplikojnë vetëm pasi kryefamiljari ta marrë në dorë lejen e qëndrimit.

Platforma do të qëndrojë hapur deri në 31 dhjetor 2024, çka do të thotë që dikush i cili erdhi në Greqi deri në 30 dhjetor 2021, mund të aplikojë në 31 dhjetor, kur bëhen tre vjet qëndrimi në Greqi.

Ndaje me miqte