0030 210 33 18 483

Fillojnë takimet për rinovimin e lejes. Çfarë duhet pasur parasysh

TV Tribuna 23 Gusht 2020

Që nga e hëna, 24 gusht, në qendrat e shërbimit të emigrantëve fillon konkretizimi i takimeve për rinovimin e lejes së qëndrimit.

Bëhet fjalë për takimet që u mbyllën gjatë muajit të fundit nëpërmjet platformës elektronike të ministrisë së emigracionit.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i emigracionit Fatos Malaj, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Me këtë rast, Malaj këshillon ata që kanë arritur të mbyllin takim dhe në ditët e ardhshme do të shkojnë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.

1- Në fletën aplikimit, keni orën e saktë të takimit. Të shkoni në Qendrën e Shërbimit të Emigrantëve 10 me 15 minuta para takimit. Nuk ështē nevoja të shkoni herët në mëngjes apo dy orë para takimit.

2- Të vendosni maskën si jashtë në pritje edhe kur të hyni në mjediset e brendshme të qendrës së shërbimit.

3- Të mbani distancë nga personat e tjerë, nuk ka arsye të qëndroni në grupe.

4- Të jeni të informuar edhe të përgatitur mbi kërkesat e aplikimit. Mos të keni mungesa në dokumentacionet përkatëse.

Nëse jeni të përgatitur ndihmoni veten tuaj, leja e qëndrimit nuk vonon, përfundon zoti Malaj.

 

Kujtojmë se dokumentacioni i përgjithshëm për gjithë lejet e qëndrimit është si më poshtë:

RINOVIMI I LEJES SË QËNDRIMIT

- Formulari i aplikimit

- Katër (4) fotografi të kohëve të fundit me ngjyra në trajtë fizike, format pasaporte, si dhe në trajtë digjitale të ruajtura në CD në format JPEG2000.

- Një kopje të vërtetuar të pasaportës.

- Tarifa 16 euro për printimin e lejes së qëndrimit biometrike.

- Tarifa në formën e taksës elektronike (paravolo) kur është e nevojshme dhe sipas tipit të lejes së qëndrimit.

- Fotokopje e Librit të Shëndetit, ose kontratë sigurimi në një kompani private, aty ku kjo lejohet nga ligji.

- Fotokopje e të gjitha faqeve të pasaportës për periudhën e vlefshmërisë së lejes së fundit të qëndrimit, para rinovimit nëse ekziston.

Ndaje me miqte