0030 210 33 18 483

Financial Times: Ekonomia greke "rikthehet në jetë"?

Tribuna TV 02 Korrik 2018

Më shumë shpresa për Greqinë, pasi ekonomia “rikthehet në jetë”; marrëveshja për lehtësimin e borxhit përtërit besimin e investitorëve, shkruan prestigjiozja britanike Financial Times.

Ndërkaq, shanset për punësim janë ende të kufizuara, ashtu si dhe kreditë bankare”, vëren “gazeta. “Por tashmë ka qartësi dhe në plan afatgjatë, pas marrëveshjes për borxhin, ekziston mundësia për një elasticitet më të madh nga sa para një dekade dhe kjo do të lehtësojë tërheqjen e investitorëve”, citon FT pedagogun G.Pagoulatos.

Afatat u respektuan pasi zyrtarët qeveritarë në Grequ treguan gatishmëri më të madhe bashkëpunimi me FMN-në dhe KE-në, ndryshimi i qëndrimit të qeverisë në kombinim me mbikëqyrjen e rreptë nga kreditorët e Greqisë pas daljes nga programi, i shton shpresat se me gjasë nuk do të ketë prapakthim në çështjen e reformave.

Ndërkaq, rimëkëmbja nuk do të jetë e njëtrajtshme për gjithë degët e ekonomisë. Bbankat përballen me vështirësi, ndërsa papunësia mbetet tri herë më e lartë nga mesatarja e BE-së, nënvizon Financial Times.

Ndaje me miqte