Firence, gjobë 500 euro nëse ha në rrugë!...
Tribuna TV
10 Shtator 2018
Turistët që do të kapen duke ngrënë në rrugët e Firences do të paguajnë tash e tutje gjoba që shkojnë nga 150 deri në 500 euro.
Rregullat e reja u vendosën ndërsa qyteti po lufton që të menaxhojë rritjen kolosale të flukseve turistike, për shkak të fluturimeve me kosto të ulët dhe çmimeve gjithashtu të ulëta për qëndrime në banesa të mobiliuara, përmes platformave internetike si Airbnb.
Sipas një vendimi që ka hyrë në fuqi më 4 shtator, në kalldrëmet, rrugët, përpara dyerve të dyqaneve dhe të shtëpive, që ndodhen në pjesën historike të qytetit të Firences, nuk do të lejohet ngrënia e ushqimit në këmbë.
Në rrugët ”Via de’ Neri”, “Piazzale degli Uffizi”, “Piazza del Grano” dhe “Via della Ninna”, ku ndalesa është e vlefshme, ngrënia e ushqimit në rrugë do të dënohet me gjobë deri në 500 euro.
Kryetari i bashkisë së Firences, Dario Nardella në një status në FB, në lidhje me ndalesën në fjalë tha se “Ndonjëherë ballafaqohemi me turistë, të cilët nuk i kushtojnë kujdesin e duhur qytetit”.
Në Firence, që vizitohet nga më shumë se 10 milionë turistë në vit, mendohet se ngrënia e ushqimit në rrugë është shndërruar në një prej problemeve kryesore që ndot ambientin në qytet.
Ndaje me miqte