Maria GJIKOKA
02 Janar 2023
Nga “apokalipsi” te “lëngu i domateve”, një vështrim për fjalët apo shprehjet që shënuan lajmin në vitin 2022.
1 – Apokalips
Me luftën në Ukrainë dhe kërcënimet pak a shumë të qarta nga Vladimir Putin, mundësia e një lufte bërthamore, ose të paktën një goditje taktike bërthamore, ka rihyrë në debatin publik siç nuk ka qenë në dekada.
“Ne nuk jemi përballur me perspektivën e një apokalipsi që nga Kennedy dhe kriza e raketave kubane në vitin 1962, përmbledh presidenti amerikan Joe Biden në fillim të tetorit.
Përballë Moskës, fuqitë e pajisura gjithashtu me armë bërthamore detyrohen të bëjnë pyetje marramendëse në lidhje me aftësinë e tyre parandaluese dhe përgjigjen e tyre të mundshme.
2 – “Gruaja, jeta, liria”
Slogani i demonstruesve iranianë, i cili është kthyer në një nga simbolet e revoltës që shpërtheu pas vdekjes më 16 shtator të Mahsa Amini, një e re e arrestuar në Teheran nga policia e moralit.
3 – Fletë A4
Shumë kinezë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe politikës së saj të rreptë “zero Covid-19” në fund të nëntorit, duke përdorur kreativitetin për të anashkaluar censurën dhe për të treguar zemërimin dhe mbështetjen e tyre për protestat.
Në disa qytete, përfshirë Pekinin, protestuesit mbanin fletë të bardha letre A4 në shenjë solidariteti, në lidhje me mungesën e lirisë së shprehjes në Kinë.
Të tjerë gjithashtu postuan katrorë të bardhë në profilin e tyre në WeChat.
4 – Ura e Londrës
Nga shpallja e vdekjes deri te protokolli i varrimit dhe kushtet e ngjitjes në fron të pasardhësit të saj, stafi i Urës së Londrës planifikoi hap pas hapi ngjarjet pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.
5 – Postfashist
Një shekull pasi Benito Musolini erdhi në pushtet, fitorja e partisë së ekstremit të djathtë Fratelli d’Italia në zgjedhjet legjislative në fund të shtatorit i mundësoi udhëheqëses së saj, Giorgia Meloni, të bëhej gruaja e parë që drejtonte qeverinë italiane.
E paraqitur si postfashiste, ajo nuk ka pushuar asnjëherë që nga zgjedhja e saj, të përpiqet të qetësojë njerëzit.
“Unë nuk kam pasur kurrë asnjë simpati apo afërsi me regjimet antidemokratike. Për asnjë regjim, përfshirë edhe fashizmin”, theksoi gruaja që ishte një admiruese e Musolinit në rininë e saj.
6 – Lëng domatesh
“Luledelli” i Van Gogh i spërkatur me lëng domatesh në Londër, “Meules” i Claude Monet i mbuluar me pure patatesh pranë Berlinit, një BMW e rilyer nga Andy Warhol e spërkatur me miell në Milano.
Fundi i vitit është shënuar me aksione të rënda nga aktivistë mjedisorë që synojnë veprat e artit për të alarmuar opinionin publik për ngrohjen globale.
Të mbrojtura me xham, veprat nuk u dëmtuan. Këto veprime dhe të tjera të kryera nga këta aktivistë, si ndërprerja e garave sportive apo bllokimi i rrugëve, synonin të rinisnin debatin rreth klimës.