0030 210 33 18 483

Florian Marku kampion bote, traineri grek i hedh në supe flamurin shqiptar

Tribuna TV 26 Shtator 2021

Boksieri shqiptar Florian Marku është shpallur kampion bote duke fituar brezin e IBF, pasi ka mundur me pikë ukrainasin Maksim Prodan.

Pas ndeshjes së zhvilluar në Tottenham Hotspur Stadium në Londër, traineri grek ka shkuar dhe i ka hedhur në supe Markut, flamurin shqiptar.

Momentin e fiksuar në foto, e ka komentuar kreu i komunitetit shqiptar në Selanik, Luan Zyka.

Shikoni këtë foto me Kampionin tonë Botëror te Boksit, Flori Marku.

Ai që i hedh mbi supe flamurin shqiptar është traineri i tij prej vitesh, selanikasi Georgios Armagos (Γεώργιος Αρμάγος).

Jorgos e ka spikatur që në vogëli talentin dhe shpirtin e paepur te Florit. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë Florit jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.

Është emocionues ky veprim i Georgios Armagos, këtij njeriu dhe traineri të madh,  që me punën e tij mbështet vlerat e larta dhe burrërore njerëzore në sport, pa dallim etnik, por duke respektuar edhe origjinën e sportistit të tij.

Ashtu siç e tregoi edhe sonte duke hedhur mbi supet e Florit, kampionit botëror, flamurin e kombit të tij, flamurin kuqezi.

Respekt  dhe nderim trainerit dhe grekut të  madh Georgios Armagos!

Ndaje me miqte