0030 210 33 18 483

FMN rishikon me rritje parashikimin për ekonominë greke

Tribuna TV 09 Tetor 2018

Fondi Monetar ndërkombëtar (FMN), ka rishikuar parashikimin e vet për perspektivën e ekonomisë greke.

Dhe ky rishikim është bërë në kah pozitiv, duke parashikuar një rritje ekonomike 2,4% për vitin e ardhshëm, pra 2019-n. Në prill FMN kishte publikuar parashikimin e vet se ekonomia greke do të kishte një rritje prej 1,8%. Gjë që do të thotë se riaktualizimi i parashikimit përmban një përmirësim + 0,6%.

Parashikimi përfshihet në raportin e FMN për ekonominë botërore (World Economic Outlook), që u prezantua në kuadër të takimit vjetor të Fondit, në bali të Indonezisë.

Sipas të dhënave të raportit, ekonomia greke pritet të rritet me 2% në 2018, dhe me 2,4% në 2019.

Por në plan afatmesëm, FMN vlerëson se rritja ekonomike do të jetë 1,2% nga 1,9% që kishte parashikuar disa muaj më parë.

Ndërkaq, FMN ka rishikuar në kah negativ parashikimin për ekonominë botërore në tërësi. Nga 3,9% që ishte parashikimi i mëparshëm për periudhën 2018-2019, tashmë ka rënë në 3,7%.

Ndaje me miqte