Fotografia tronditëse, babë e bijë humbasin jetën në përpjekje për të kaluar në SHBA
TV TRIBUNA
26 Qershor 2019
Një emigrant nga Salvadori dhe vajza e tij me moshë rreth 2 vjeç u mbytën në përpjekjen e tyre për të përshkuar lumin Rio Bravo (Rio Grante, sipas emërtimit amerikan), dhe për të hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, njoftoi një burim gjyqësor.
Të dy kufomat u gjetën të hënën në rrethinat e Matamoros, të shtetit meksikan Tamaulipas, sipas një raporti të gjyqësorit meksikan, ku kishte akses agjencia AFP.
Fotografitë me trupat pa jetë të babës dhe bijës kanë tronditur opinionin publik në Salvados.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, babai, një kuzhinier me moshë 25 vjeç, e shoqja 21 vjeçare dhe vajza e vogël, kishin mbërritur javën e kaluar në Matamoros, pasi kishin përshkuar gjithë Meksikën. Të dielën pasdite familja vendosi të tentonte kalimin me not të pjesës amerikane të lumit Rio Bravo, të shoqëruar nga një mik i tyre.
Babai mori në sup vajzën dhe e vendosi brenda bluzës së vet. Mirëpo rrymat e fuqishme i tërhoqën dhe u mbytën të dy para syve të nënës së re, e cila mundi të arrinte e gjallë në brigjet meksikane, siç u deklaroi autoriteteve.
Ndaje me miqte