0030 210 33 18 483

Franca, në Rusi pa Benzema dhe Dimitri Payet

Tribuna TV 22 Maj 2018

Dëmtimi i Dimitri Payet në finalen e Europa League kundër Atletico Madridit, i kushtoi mesfushorit ofensiv pjesëmarrjen e tij në Rusia 2018.

Por nuk është vetëm Payet që mungon: sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, gjithashtu nuk do të shkojë në fushat e Rusisë. Mospërfshirja e tij në Euro 2016, i acaroi marrëdhëniet e Benzemasë me federatën franceze të futbollit, çka e shprehur në një int3evistë që titullohej: “Deschamps u thye nga presioni i elementëve racistë”.

Traineri Didier Deschamps e ka shpallur para disa ditësh listën përfundimtare, si dhe një listë me lojtarë rezervë në rast se ndokush prej seleksionit dëmtohet para fillimit të turneut.

Portierë: Hugo Lloris (Tottenham Hotspur), Steve Mandanda (Marseille), Alphonse Areola (Paris Saint-Germain).

Mbrojtës: Lucas Hernandez (Atletico Madrid), Presnel Kimpembe (Paris Saint-Germain), Benjamin Mendy (Manchester City), Benjamin Pavard (Stuttgart), Adil Rami (Marseille), Djibril Sidibe (Monaco), Samuel Umtiti (Barcelona), Raphael Varane (Real Madrid).

Mesfushorë: N’Golo Kante (Chelsea), Blaise Matuidi (Juventus), Steven N’Zonzi (Sevilla), Paul Pogba (Manchester United), Corentin Tolisso (Bayern Munich).

Sulmues: Ousmane Dembele (Barcelona), Nabil Fekir (Lyon), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Thomas Lemar (Monaco), Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), Florian Thauvin (Marseille).

Rezerva: Wissam Ben Yedder, Kingsley Coman, Benoît Costil, Mathieu Debuchy, Lucas Digne, Alexandre Lacazette, Anthony Martial, Adrien Rabiot, Mamadou Sakho, Moussa Sissoko, Kurt Zouma.

Ndaje me miqte