0030 210 33 18 483

Franca, pa Mbappe-në përballë Shqipërisë

ATSH 28 Gusht 2019

TIRANË, 26 Gusht /ATSH/ -Sulmuesi i përfaqësueses së Francës dhe PSG, Kylian Mappe ka pësuar tërheqje në kofshën e majtë, dëmtim që do ta mbajë larg fushave të blerta për rreth një muaj.

Ky dëmtim bën që Mbappe të mos jetë në dispozicion të trajnerit Dechamps për eliminatoren e shtatorit, më konkretisht kundër kuqezinjve, më 7 shtator në “Stade de France”, dhe me Andorrën tri ditë më pas.

Sipas “Le Parisien”, Mbappe rrezikon madje edhe debutimin në Champions për këtë sezon në mes të muajit shtator.

Ndaje me miqte