0030 210 33 18 483

FSHSHG: Kurse për mësimin e valleve tradicionale shqiptare

Tribuna TV 20 Dhjetor 2018

Pas kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi (FSHSHG), ka marrë një tjetër iniciativë shumë të vlefshme, në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të kulturës dhe artit kombëtar.

Nëse banoni në Athinë dhe doni që fëmijtë tuaj të mësojnë vallet e bukura tradicionale shqiptare, apo të dëfreni edhe ju bashkë me ta, tashmë dëshira juaj mund të realizohet.

FSHSHG njofton se kanë filluar regjistrimet për mësimet e valleve tradicionale.

Mësimet do të zhvillohen gjatë vitit 2019, nën drejtimin e koreografes Lura Llabani.

Pranohen të gjithë fëmijtë (djem dhe vajza) prej moshës 6 vjeç e deri dhe të rritur të çfarëdo moshe. Klasat do të ndahen sipas grupmoshave dhe nivelit artistik.

Federata ju fton: Ejani të njihemi e të gëzojmë duke u dëfryer me vallet tona të bukura nga të gjitha trevat shqiptare dhe jo vetëm.

Për regjistrimet kontaktoni: Tel. 6972192895 dhe në Messenger: m.me/federatashoqatave.shqiptaregreqi

 

Ndaje me miqte