0030 210 33 18 483

Fund i një epoke: Wenger largohet nga Arsenal

Tribuna TV 20 Prill 2018

Arsenali po përgatitet të kthejë një faqe në historinë e vet: Ekipi i njohur anglez bëri të ditur se pas 22 vjetësh qëndrimi në pankinën e “pushkatarëve”, traineri Arsen Wenger do të largohet. “Mersi Arcene” (Faleminderit, Arsen”, ishte mesazhi në rrjetet sociale të klubit.

“Pas meditimeve dhe diskutimeve me drejtuesit e klubit, konsideroj se është vendimi i duhur që të largohem nga drejtimi i Arsenalit në përfundim të sezonit. Arsenali do të jetë gjithmonë në zemrën time dhe do ta mbështes kurdoherë”, deklaroi Wenger dhe shtoi:

“Jam mirënjohës për favorin që kisha për t’i shërbyer klubit për kaq vite të paharruara. I shërbeva ekipit me përkushtim absolut dhe ndershmëri. Dua të falënderoj personalin, lojtarët, bordin drejtues dhe tifozët që e bënë ekipin kaq të veçantë për mua. I inkurajoj tifozët që t’i qëndrojnë pranë ekipit deri në fund. Gjithë atyre qe e duan Arsenalin, u them që të mbrojnë vlerat e klubit”.

Njoftimi i Arsenalit:

“Arsen Wenger do të drejtojë ekipin deri në përfundim të sezonit dhe do të avancojmë në emërimin e një traineri të ri sa më shpejt që të jetë e mundur. Klubi nuk do të bëjë koment tjetër sa i përket trainerit, derisa të bëhet emërimi”.

Vendimi i klubit sigurisht që gjen mbështetjen e tifozëve, të cilët, pas dështimit të sivjetshëm për të pretenduar trofeun e Premier League, kërkonin me insistim t’i jepet fund “mbretërimit” të Wengerit.

Francezi 68 vjeçar e mori ekipin e veriut londinez në 1 tetor 1996 dhe është traineri më jetëgjatë që qëndroi në pankinën e këtij ekipi. Është gjithashtu ai që e udhëhoqi Arsenalin në fitimin e më shumë titujve në historinë e vet: (tre kampionate në 1998, 2002, 2004) pesë herë nënkampion (1999, 2000, 2001, 2003, 2005). Fitoi gjithashtu gjashtë League Cup (1998, 2002, 2003, 2005, 2014, 2015) dhe po aq Community apo Charity (1998, 1999, 2002, 2004, 2014, 2015).

Ndaje me miqte