0030 210 33 18 483

Futboll, 5 transfertat më të shtrenjta në Europë

TV Tribuna 27 Shtator 2020

Pandemia e koronavirusit dhe impakti i saj në ekonominë botërore, sollën pasoja serioze edhe në botën e futbollit.

Sa transfertat aq edhe “vallet e milionave” u kufizuan ndjeshëm gjatë sezonit të merkatos, dhe siç tragojnë gjasat, kjo gjendje nuk duket se do të ndryshojë në të ardhmen e shpejtë.

Është karakteristike se transferta më e shtrenjtë që është bërë deri tani në kontinent, është ajo e 21 vjeçarit gjerman Kai Havertz, që e detyroi Chelsea-n të japë 80 milionë euro që ta merrte nga bayer Leverkuzen.

72 milionë euro kushtoi kalimi i mesfushorit brazilian, 24 vjeçarit Arturo nga Barcelona te Juventus; ndërsa në këtë shumë so të shtohen edhe 10 milionë në trajtë bonusi.

Napoli e futi dorën thellë në arkën e vet dhe pagoi 71,2 milionë për të marrë sulmuesin 21 vjeçar Victor Osimhen nga Lille.

Ndërkohë Barcelona, në kuadër të bashkëpunimit me Juventusin, i dha “veccia signiora”-s 60 milionë euro për mesfushorin boshnjak Miralem Pianiç.

Përsëri Juventusi, shpenzoi 46 milionë euro që të risjellë në Torino sulmuesin spanjoll, 27 vjeçarin Alvaro Morata, që kishte luajtur sërish me bardhezinjtë në periudhën 2014-2016 (63 ndeshje, 15 gola), para se të kalonte me radhë te Real Madrid, Chelsea, dhe Atletico Madrid prej nga u rikthye në Torino.

Ndaje me miqte