Gjyshërit kishin ardhur nga Shqipëria gjithë gëzim për të pritur beben që do të sillte në jetë vajza e tyre 29 vjeçare. Por shumë shpejt gëzimi u shndërrua në mort.
Nëna nuk arriti ta shihte krijesën e vet, pse një shok alergjik që iu shkaktua pas lindjes me prerje cezariane i mori jetën.
29 vjeçarja ishte martuar tash së fundi me njeriun e saj të dashur dhe prisnin fëmijën e parë.
Bebja erdhi në jetë, po nuk do ta njohë kurrë nënën e vet.
Gjatë trajtimit pas lindjes, mjekët i dhanë 29 vjeçares antibiotik ndaj të cilit organizmi i saj kishte alergji.
U dërgua me urgjencë në spitalin e Selanikut, ku pas gjashtë ditësh e humbi betejën...
Tashmë familje kërkon penalizimin e mjekëve të Katerinit, për shkak se i dhanë antibiotik në kohën që në librezën shëndetësore të saj thuhej se ishte alergjike ndaj Augmentinit.
Drejtori i spitalit e vërtetoi këtë, por tha se iu dha medikament tjetër, që gjithashtu kishte përbërje të ngjashme me augmentinin.