0030 210 33 18 483

Gareth Bale tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare

ATSH 11 Janar 2023

Legjenda e Uellsit, Gareth Bale ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 33-vjeçare.

Bale konfirmoi vendimin e tij në një deklaratë në Instagram, duke thënë se ai po shfrytëzon një mundësi për një aventurë të re.

Ish-sulmuesi i Southampton, Tottenham, “Real Madrid” dhe “Los Angeles FC” vendosi të tërhiqet pas një karriere 17-vjeçare si lojtar, në të cilën përfshihen tre tituj të “La Liga”. Bale fitoi tre herë kampionatin e Ligës Spanjolle, katër herë Kupën e Botës për Klube FIFA dhe tre herë Superkupën e UEFA-s.

Ndeshja e fundit e Bale rezultoi në humbjen 3-0 ndaj Anglisë pasi Uellsi u eliminua nga faza e grupeve të Kupës së Botës, në Katar.

Ndaje me miqte