0030 210 33 18 483

Gastronomia, mbyllur në gjithë Greqinë në 16 nëntor

TV TRIBUNA 10 Nentor 2021

Unioni i gastronomisë ka vendosur që të martën në 16 nëntor, në gjithë Greqinë, të mbyllen për një ditë lokalet e këtij sektori.

Siç bëhet me dije në njoftimin për shtyp, “gastronomia kërkon masa mbështetëse për të evituar drynat dhe humbjen e vendeve të punës”.

Të mos rikthehen paradhëniet nga shteti.

Vazhdim të subvencionimit të qirasë.

Rikthim të masës së pezullimit të kontratave të punës.

Heqje e taksave bashkiake.

Reduktim të TVSH-së në 6%.

Të vazhdojë subvencionimi i kësteve të kredive.

Subvencionime të reja, të ngjashme me ato të 2002- dhe fillimit të 2021-shit.

Ndaje me miqte