0030 210 33 18 483

Gati vaksina e gripit, kur duhet bërë

TV Tribuna 26 Shtator 2020

Që nga e hëna, 28 shtator, fillon shkrimi i recetave për vaksinën e gripit, ka bërë të ditur zv/ministri i shëndetësisë, Vasilis Kontozamanis.

Sipas tij, ka mjaftueshmëri të plotë, pasi për sivjet janë siguruar 1,1 milionë doza më shumë në raport me vjet.

Do të kemi në dispozicion rreth 4,2 milionë doza vaksine kundër gripit, që është një numër i mjaftueshëm me qëllim që të ndërtojmë muet e imunitetit.

Të hënën fillon shkrimi i recetave, hapet sistemi elektronik.

Vaksina do të bëhet vetëm me recetë nga mjeku, ashtu si çdo medikament tjetër.

Dhe do të doja të theksoj edhe një herë atë që thotë çdo vit Komisioni Kombëtar i Vaksinimit dhe që duhet edhe sivjet, edhe për shkak të rrethanave, ta bëjmë realitet.

Vaksinimi do të duhet të bëhet pas mesit të tetorit. Çdo vit në vendin tonë, epidemia e gripit fillon nga dhjetori e tutje. Dhe e dimë se zgjat përgjithësisht deri në prill.

Rrjedhimisht, sa më vonë ta bëjmë vaksinën, aq më e lehtë do të jetë të ndërtojmë muret e imunitetit.

Prandaj bëhet çdo vit i njëjti rekomandim nga komisioni i vaksinimeve dhe çdo vit kanë konkretisht prioritet ato grupe të popullatës që duhet të vaksinohen.

Nuk ka problem me mjaftueshmërinë.

Të hënën fillon normalisht shkrimi i recetave. Vaksinat janë në raftet e farmacive.

Ndaje me miqte