0030 210 33 18 483

Gazetarja shqiptare Juli Ndriko, anëtare e kryesisë së Unionit të Gazetarëve Europianë

TV TRIBUNA 09 Korrik 2021

Zgjedhjet e  Unionit të gazetarëve Europianë (AEJ), dega Greqi, u zhvilluan me pjesëmarrje të madhe.

Në përfundim të votimit, gazetarja shqiptare Juli Ndriko u zgjodh në bordin drejtues, duke ardhur e katërta për nga votat e mbledhura.

Në veprimtarinë e drejtpërdrejtë - pas një kohe të gjatë - anëtarët patën mundësinë për të biseduar, shkëmbyer përvoja dhe reflektime.

Në këtë kontekst, anëtarët diskutuan me njëri-tjetrin për të ardhmen e gazetarisë, lajmet e rreme dhe dezinformimin, kryesisht përmes rrjeteve sociale.

Planet për të ardhmen u zhvilluan dhe u mbështetën nga Asambleja e Përgjithshme.

Në muajin shtator, në rajonin e Greqisë Qendrore do të zhvillohet  Konferenca Ndërkombëtare e Unionit të Gazetarëve Evropianë.

 

Bordi Drejtues 2021-2024

Saia Tsausidou, Presidente

Myrna Nikolaidhi, Zëvendëse Presidente

Efi Dini , Arkëtare

Juli Ndriko 

Mihalis Kazas 

Panajotis Safaelos, Shef i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. 

ZËVENDËSUES 

Spiros Laças

Lambros Demerxhis

ASAMBLEJA E PËRGJITHËSHME 

Kutrumanos Vasilis , Kryetar 

Lena Kyropulos , Sekretare e Përgjithëshme 

Dhimitris Kanavos

Zëvendësues 

Akis Gaxhios

KOMITETI DISIPLINOR 

Dufeksi Vasiliki, Kryetare 

Behrakis Nektarios, Sekretar i Përgjithshëm 

Jorgos Siafis 

ZËVENDËSUESE 

Evgenia Venizelu

Ndaje me miqte