0030 210 33 18 483

Genimatas: "Na godasin pse po thyejmë binomin SYRIZA-ND"?

Tribuna TV 04 Qershor 2018

“Po thyejmë binomin SYRIZA-Demokracia e re, prandaj janë shqetësuar dhe na godasin”, kështu ka deklaruar kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Fofi Gennimata në punimet e komitetit qendror të kësaj force politike.

Genimata theksoi se Lëvizja për Ndryshim shpreh progresin përballë të vjetrës, duke nënvizuar se strategjia e “LpN” lëviz në vijën e rrugës autonome dhe të mirëkuptimit kombëtar.

“Do t’i mundim të dy mbartësit e të vjetrës, edhe SYRIZA-n, edhe Demokracinë e re. Po, kanë çdo arsye që të na kenë frikë. Qytetarët përparimtarë po bëjnë hapin e madh. Mbështesin perspektivën e një qendre të majtë të fuqishme dhe autonome. Lëvizja për Ndryshim është këtu. Jemi të gatshëm dhe të vendosur që t’i japim perspektivë vendit dhe shpresën e vërtetë qytetarëve. Të garantojmë ne mundësinë e qeverisjes progresiste të vendit”, tha zonja Gennimata.

Lëvizja për Ndryshim është një koalicion forcash me orientim të qendrës së majtë, e përbërë nga PASOK, To Potami, E majta Demokratike, partia e zotit Papandreu “Lëvizja e Demokratëve Socialistë”, etj.

Ndaje me miqte