0030 210 33 18 483

Gennimata për tërmetin: “U shpreh solidaritetin bashkëqytetarëve tanë”

TV TRIBUNA 28 Nentor 2019

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim (Kinima Allagis), Fofi Gennimata, ka publikuar në profilin zyrtar të partisë në Facebook, një mesazh solidariteti me rastin e tërmetit të 26 nëntorit.

Ndër të tjera, në mesazhin e saj, zonja Gennimatas  fokusohet në mijërat e qytetarëve shqiptarë në Greqi, duke theksuar se shumë prej tyre janë nga zonat e prekura dhe u shpreh ngushëllimet, ndërsa kërkon që shteti grek të krijojë lehtësira për gjithë ata që duan të sjellin në Greqi të afërmit e tyre që u dëmtuan nga tërmeti.

I gjithë mesazhi i kryetares së Kinima Allagis:

Tërmeti në Shqipëri shkaktoi dhimbje. U humbën jetë njerëzore, njerëz u shndërruan brenda një momenti në të pastrehë.

Përgjigjja e menjëhershme e shtetit grek në nevojat që rezultuan nderon vendin tonë dhe çdo qytetar në veçanti. Duhet edhe njëherë tjetër të përgëzojmë trupat e EKAM për përpjekjet e tyre.

Në vendin tonë jetojnë mijëra njerëz që kanë ardhur nga zonat e dëmtuara. Janë bashkëqytetarët tanë, fqinjët tanë. Disa prej tyre kanë marrë nënshtetësinë greke dhe të tjerët jetojnë e krijojnë si emigrantë në Greqi.

U shpreh solidaritetin tim të pakufishëm.

Shteti duhet t’i lehtësojë në momentet e vështira që po kalojnë, duke u dhënë mundësinë që të presin të afërmit nga familjet e tyre që jetojnë në vendin fqinj dhe u goditën nga tërmeti.

Ftoj çdo anëtar të partisë, por edhe çdo qytetar që të kontribuojë në përpjekjet e institucioneve të besueshme për grumbullimin e ndihmës humanitare për të dëmtuarit.

Solidariteti do të fitojë.

Ndaje me miqte