0030 210 33 18 483

Gennimata: “Transparencë kudo”

TV TRIBUNA 12 Nentor 2018

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim (KINAL), Fofi Gennimata është shprehur në favor të transparencës absolute për këndo e kudo, por shton se “nuk do të lejojmë që jeta politike e vendit të shndërrohet në një arenë balte, sepse kjo do të dëmtojë demokracinë”.

Gennimata akuzon qeverinë se ka ndërmarrë një garë për nxjerrjen në dritë të një sërë skandalesh të paqena, me qëllim “që të fshehin paaftësinë dhe mëkatet e tyre”, si kryeministrin Tsipras “që e ka kapur paniku dhe don që t’i denigrojë të gjithë”.

“Jam e vendosur që të mbroj nderin dhe personalitetin e qindra mijëra anëtarëve dhe kuadrove të partisë që gjithë këto vite kanë dhënë shpirtin e tyre për vendin dhe për demokracinë, me etikë dhe ndershmëri. Në partinë tonë e kemi përjetuar sërish sulmin e koordinuar. Karamalisi pret, Tsipras qep dhe Mitsotakis po provon kostumin e pushtetit. Populli grek do t’i anulojë planet e tyre”, deklaron Gennimata në një intervistë për gazetën “Dimokratia” të Rodosit.

Në kuadër të debatit për rishikimin e kushtetutës, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim thekson se “KINAL ka paraqitur propozimet e veta për dialogun publik, ndërsa “nuk do t’i japë çek të bardhë as zotit Mitsotakis, as kujtdo tjetri që ka iluzionin se do të imponojë tezat e tij për kushtetutën në parlamentin e ardhshëm”.

Ndaje me miqte