0030 210 33 18 483

Gennimata: "Votë për ndryshim në Europë dhe në Greqi"?

TV Tribuna 31 Mars 2019

Gjatë kongresit të jashtëzakonshëm të Lëvizjes për Ndryshim, kryetarja e partisë, Fofi Gennimata, ka përcaktuar objektivin e kësaj force politike në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, zgjedhjeve për pushtetin lokal dhe atyre të përgjithshme.

“Votë për ndryshim për Europën dhe për Greqinë. T’i jepet fuqi Lëvizjes për Ndryshim për të realizuar përmbysjen politike”, ka nënvizuar Gennimata dhe ka shtuar: “Ata janë konvervatorët, ne jemi Progresi!”.

Duke ndërmarrë një sulm të ashpër sa ndaj qeverisë SYRIZA, aq edhe partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re, Gennimata theksoi se dilema e zgjedhjeve nuk është SYRIZA apo Demokracia e Re, “Por një Lëvizje për Ndryshim e fuqishme apo përçarje dhe peripeci të reja”.

Gennimata shprehu optimizmin se në zgjedhje Lëvizja për Ndryshim do të konfirmohet si katalizator i kombinimeve të reja politike.

Gennimata shpjegoi se kujt i drejtohet Lëvizja për Ndryshim:

- Gjithë atyre që në momentet e vështira qëndruan në barrikadë dhe nderuan me votën e tyre gjithë forcat që përbëjnë Lëvizjen për Ndryshim,

- Qytetarëve progresistë që votuan SYRIZA-n dhe sot po përjetojnë rrëzimin e shpresave të tyre,

- Atyre që përzgjodhën rrugën e bojkotit apo të mohimit të sistemit politik në tërësinë e vet.

Duke komentuar opinionet për rikthim të emrit “PASOK”, Gennimata theksoi se PASOK-u mbetet “leva që vë në lëvizje Lëvizjen për Ndryshim. Nuk mund të ketë qendër të majtë pa PASOK. Mirëpo nuk mund të avancojmë vetëm me PASOK-un”.

Gennimata shtoi se, “ashtu si dhe në zgjedhjet e 2015-s, sigla PASOK do të jetë e pranishme në listë votimet e gjithë ballafaqimeve elektorale që kemi përpara”.

Ndaje me miqte