Gennimata: Zgjedhje, që të ndryshojmë fatin që na rezervon qeveria
TV Tribuna
08 Korrik 2018
Kreu i Lëvizjes për Nrdyshim, Fofi Gennimata, në një artikull që publikohet në gazetën Ta Nea, nënvizon se “çdo ditë që kalon, të paktë janë ata që e vënë në diskutim se qëndrimi në pushtet i një qeverie në regres vetëm dëm i shkakton vendit”.
Sipas zonjës Gennimata, “”qeveria SYRIZA-ANEL nuk mundet”, por “Greqia mundet, me dy kushte:
1. Ndryshim të politikës. Të largohet kjo qeveri, të ndërpritet tatëpjeta. Me ndryshimin e përpjestimeve politike dhe forcimin vendimtar të Lëvizjes për Ndryshim, kështu që të garantojmë konsensusin kombëtar dhe stabilitetin politik.
2. Ndryshim të politikës. Me një plan të kompletuar dhe kredibël qeverisjeje progresive. Me pronësi dhe identitet grek për gjithë reformat dhe ndryshimet që ka nevojë vendi”.
“Mundemi të ndryshojmë fatin që na rezervon politika e kësaj qeverie. Populli grek duhet të marrë në duar situatën. E vetmja rrugë janë zgjedhjet”, përfundon artikulli i Fofi Gennimata-së.
Ndaje me miqte