0030 210 33 18 483

Gennimatas: "Kërkojmë zgjedhje të parakohshme"?

Tribuna TV 23 Maj 2018

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Fofi Gennimata, ka ndërmarrë të mërkurën sulmin më të ashpër se kurrë ndonjëherë ndaj qeverisë SYRIZA-ANEL.

Duke folur në debatin parlamentar për ekonominë, Gennimatas kërkoi mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve, me qëllim që siç tha, vendi të ketë një udhëheqje të re në timon, që do ta drejtojë në mënyrë të sigurte drejt daljes nga kriza.

Gennimata akuzoi kryeministrin Tsipras se po e çon vendin në një memorandum të katërt. “Prisnim të na prezantonit propozimin tuaj për daljen nga kriza. Mjaft me gënjeshtrat dhe përrallat. Shpresa nuk erdhi kurrë. Dalja na shpie në një program tjetër. Gushti do të na çojë në një dimër të rëndë”, tha Gennimata.

Kreu i Lëvizjes për Ndryshim vuri në dukje se “kemi obligimin që t’i vemë një fren tatëpjetës. Prandaj kërkoj zgjedhje. Sepse do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe të popullit”. Dhe shtoi: “Për një udhëheqje dhe qeveri të re që do të shprehë vullnetin e fuqishëm të maxhorancës së madhe popullore dhe mbështetjen maksimale parlamentare. Që do të promovojë më në fund kushtet për mirëkuptim dhe konsensus kombëtar, kundrejt praktikave përçarëse dhe pa rrugëdalje që po përjetojmë sot. Për një program të dakorduar dhe të përllogaritur daljeje nga kriza dhe ndryshim radikal të mënyrës se si po qeveriset vendi. Një qeverisje me të vërtetë progresive kundër konservatorizmit dhe populizmit aventurier të majtë e të djathtë”.

Ndaje me miqte