0030 210 33 18 483

Gennimatas: "Projekti ynë mbështetet te zhvillimi dhe jo te super tatimet"?

10 Shtator 2018

“Në zhvillimin dhe jo në super tatimin” mbështetet “Projekti Greqia” i Lëvizjes për Ndryshim, deklaroi kreu i KINAL-it dhe kryetare e PASOK-ut, Fofi Gennimatas, gjatë vizitës në panairin e Selanikut.

Gennimatas, pasi nënvizoi hapat pozitivë që po bëhen në panair për t’u evidentuar dinamika e biznesit, shanset dhe noviteti, vuri në dukje se kjo përpjekje për t’u tërhequr investime në vend, nevojitet “një ndryshim radikal të politikës”.

“Që të mundim të tërheqim investime dhe që të ketë rezultat e gjithë kjo përpjekje, nevojitet një ndryshim radikal i politikës. Nevojitet ndryshim i shtetit, ndryshim i sistemit tatimor, stimuj të fuqishëm për biznesin e vogël e të mesëm, por edhe për biznesmenët e rinj; nevojitet të luftojmë burokracinë”, tha Gennimatas.

Ndaje me miqte