GELSENKIRSHEN, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Gjeorgjia mposhti në mënyrë të pabesueshme Portugalinë, me rezultatin 2-0 dhe u kualifikua sonte në 1/8 e finaleve të Euro2024.
Kjo fitore e bën atë të konsiderohet edhe hirushja e këtij kampionati.
Golin e parë gjeorgjianët e shënuan me anë të lojtarit të tyre më të mirë, Kvarashkelia, pas një kundërsulmi që në minutën e dytë të ndeshjes.
Më pas, ajo thelloi avantazhin me golin e Mikautadzes, në minutën e 57-të, pasi realizoi me sukses një penallti.
Gjeorgjia po luan Euron e parë në historinë e saj.
Në raundin e ardhshëm, Gjeorgjia do të përballet me Spanjën dhe Portugalia do të luajë kundër Sllovenisë.