GJERMANI "?? Scholz: Nuk shohim shenja të mbarimit të afërt të luftës në Ukrainë
ATSH
17 Maj 2022
BERLIN, 17 maj /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se nuk shihte shenja të një përfundimi të afërt të luftës në Ukrainë dhe paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm i saj mbetej plotësisht i mundur.
”Deri tani nuk ka asnjë shenjë se po i afrohemi përfundimit të konfliktit”, theksoi Scholz duke shtuar se ai ishte gjithashtu ”i shqetësuar se mund të kishte një përshkallëzim të luftës”.
”Duhet të marrim vendime të arsyeshme dhe mbi të gjitha shumë të guximshme dhe ne i kemi marrë ato”, theksoi kancelari Scholz, përpara se të përsëriste se ai nuk do të merrte asnjë vendim që mund të çonte në një konflikt të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.
Ndaje me miqte