0030 210 33 18 483

Gjermani, "semafori"? ende tregon Stop

TV TRIBUNA 18 Tetor 2021

Partia e Gjelbër gjermane do t’u bashkohet dy partive të tjera, Social Demokratëve të qendrës së majtë (SPD) dhe Demokratëve të Lirë (FDP), për të hapur negociata zyrtare trepalëshe për formimin e qeverisë së ardhshme.

Delegatët e një konference të Partisë së Gjelbër në Berlin votuan në favor të fillimit të negociatave pas takimeve paraprake eksploruese, nga ku mund të rezultojë që Olaf Scholz i Partisë Social Demokrate (SPD) të bëhet pasuesi i Kancelares Merkel.

Aleanca në pritje për t’u formuar, me nofkën “semafori” për shkak të ngjyrës së kuqe, verdhë dhe jeshile të partive, do të udhëhiqej nga Social Demokratët (SPD) e cila doli e para në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Aktualisht zoti Scholz është ministër i financave dhe Zëvendëskancelar në koalicionin e qeverisë në largim, midis konservatorëve të zonjës Merkel dhe partnerit të tyre të vogël, SPD.

Ndaje me miqte